Kukës, kalon mallra kontrabandë, arrestohet doganieri i Morinës

Aktualitet

kukesArrestohet doganieri i pikës kufitare Morinë në Kukës pasi u akuzua se ka lejuar mallra kontrabandë. Gjithashtu në pranga u vu dhe një shtetas kosovar, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin udhëtonte, ju gjetën dhe sekuestruan mallra kontrabandë(këpucë), të cilat i ka kaluar në doganën e Morinës.

Policia tregon identitetin e të arrestuarve:

Saimir Thaçi, 30 vjeç, banues në Krumë-Has, doganier të kontrollit fizik në doganën e Morinës-Kukës, për veprën penale“Kontrabanda nga punonjësit që lidhen me veprimtarinë e doganave”, parashikuar nga neni 175 i Kodit Penal.

Afrim Sopaj, 33 vjeç, banues në Suharekë- Kosovë, për veprën penale ’’Kontrabanda me mallra të tjera’’, parashikuar nga neni 174 i Kodit Penal.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Arrestimi i tyre u krye më 1 nëntor, ndërsa procedimi penal kishte nisur më 29 shtator mbi bazë informacioneve të siguruara me metoda speciale të hetimit.

Njoftimi Policisë:

“Arrestimi i shtetasit Sajmir Thaçi u bë pasi, duke qenë në detyrë nuk ka kryer veprimet doganore ndaj mjetit tip” Golf 4”, me targa 04-583FE, me drejtues shtetasin Afrim Sopaj, i cili transporton mallra kontrabandë”

Arrestimi i shtetasit Afrim Sopaj, u bë pasi mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se ky shtetas transportonte mallra kontrabandë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij ku gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin udhëtonte, ju gjetën dhe sekuestruan mallra kontrabandë(këpucë), të cilat i ka kaluar në doganën e Morinës”

Njoftohet se materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Kontrabanda nga punonjësit që lidhen me veprimtarinë e doganave” dhe ’’Kontrabanda me mallra të tjera’’, të parashikuar nga nenet 175 dhe 174 të Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT