Kukeli: Nuk ka mbaruar asgjë, do luftojmë deri në fund

kukeliNë prononcimin pas ndeshjes, mesfushori Burim Kukeli shprehu keqardhje për mënyrën si rrodhën ngjarjet sonte në disfatën 3-0 kundër Izraelit në shtëpi.

Deklarata e tij për mikrofonin e TVSH-së:

“Pas kartonit të parë të kuq u ktheva qendërmbrojtës, por pas daljes së Berishës gjithçka u bë më e vështirë. Sonte ishte një ndeshje ku na duhej fitorja, por nuk shkoi siç dëshironim.

E dimë që kemi një grup shumë të vështirë, megjithatë ne do të luftojmë deri në fund, siç bëmë edhe sot me nëntë lojtarë. Ende nuk ka mbaruar asgjë, do të përpiqemi të shfrytëzojmë çdo shans që do kemi deri në fund”.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Gjobitet Crvena Zvezda, tifozët serbë nxorrën banderole kundër Kosovës

Tifozët serbë nuk ndalen në shfaqjet nëpër stadium me banderolat kundër Kosovës ...