Maqedonia hedh bomba ndaj emigrantëve në kufi me Greqinë

Bota

maqedo-bombaPolicia nuk ka kursyer shok bombat, për të zmbrapsur emigrantët në zonën mes Greqisë dhe Maqedonisë. Sipas policisë, arsyeja e përdorimit ka qenë për të ruajtur kufirin në bazë të autorizimeve që kanë, duke mos lejuar valën e mijëra emigrantëve që tentonin hyrjen në territor.

Nga pamjet nuk vërehet qartë se si ka nisur përplasja por duket vetëm kulmi kur mijëra emigrantë nuk dinë nga të ikin prej plumbave të gomës dhe gazit lotsjellës, i shpërndarë gjithandej. Mësohet se nga goditjet e plumbave të gomës janë lënduar disa emigrantë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në të dy anët e hekurudhës Selanik-Shkup, policia ka vendosur një tel me gjemba të gjatë 300 metra për të penguar hyrjen e emigrantëve. Është aktivizuar edhe ushtria. Ekipi ynë televiziv u lejua t’i afrohej disi zonës së përbashkët me Greqinë, por nuk u lejua të filmonte as 1 minutë pamje.

“Koncentrimi më i madh i emigrantëve gjendet këtu në pikën e përbashkët kufitare mes Maqedonisë dhe Greqisë. Qindra emigrantë këtu madje kanë ngritur edhe tenda dhe po presin dritën jeshile nga Maqedonia”

Ndërkohë, në stacionin hekurudhor në Gjevgjeli një tjerë grup emigrantësh që kishin arritur të kalonin kufirin po prisnin të merrnin leje për qëndrim 3 ditor, e cila iu shërben për të marrë trenin e parë që i çon në Tabanoc. Rrëfimet e tyre tregojnë të njëjtin keqtrajtim nga ana e policisë.

“Erdha mbrëmë në orën 12:00. Ishim 250 persona por afro 200 i kthyen disa për në Greqi dhe mbetëm vetëm 50. Kemi ndjekur GPS-në dhe vijën e trenit dhe arritëm të kalojmë kufirin. Neve nuk na takoi policia por disa të tjerë,shokë tanë po. Disa prej shokëve të mi i kanë familjet, vëllezërit apo fëmijët të bllokuar ende atje”, tha një Emigrant nga Siria

“Kisha shumë probleme gjatë rrugës. E pashë policinë, dhe ata shtinë me armë drejtë neve, ja plagët se si na kanë goditur në duar”, një tjetër emigrant nga Afganistani

“Erdha përmes detit dhe maleve. Kisha shumë problem me policinë gjithkund. Policia na ka rrahur, edhe gratë edhe fëmijet i ka rrahur”, emigrant nga Siria

“Na thoshin kthehuni në Greqi. Na godisnin. Kam pritur 2 ditë në kufi pastaj shkova nëpërmjet malit”, një tjetër emigrant nga Siria

Nga MPB-ja thonë se tani për tani po lejohet vetëm hyrja e personave në gjende të rëndë shëndetësore, dhe një numër i caktuar emigrantësh që korrespondon me kapacitetin e shtetit. Deri tani në vend janë regjistruar mbi 41 mijë emigrantë nga vende të ndryshme afrikane dhe të Lindjes së mesme.alsatm

ME TE LEXUARAT