Kryeministri i Kanadasë: Cohen do të mbahet në mend

cohenKëngëtari, tekstshkruesi dhe poeti kanadez, Leonard Cohen, ka vdekur në moshën 82-vjeçare.

Lajmi është publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook, ku nuk janë dhënë detaje për shkakun e vdekjes.

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, tha se Cohen do të mbahet në mend për vokalin, humorin dhe vargjet e tij.

Trudeau tha se këngët e tij do të mbeten favorite për shumë breza njerëzish.

Këngëtari legjendar ka folur muajin e kaluar për mundësinë e vdekjes. “Jam gati të vdes”, ka thënë ai për gazetën The New Yorker.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Ish-banorja e “Big Brother” kapet mat, ç’janë këto skena në plazh?

Lisa Appleton është një ish-banore e Big Brother në Britaninë e Madhe ...