Kryederbi anglez mbyllet në paqe

derbi-anglezManchester United dhe Arsenali kanë ndarë pikët në derbin e madh anglez, duke luajtur baras 1-1, të shtunën në “Old Trafford”, në javën e 12-të të Premier Leagues.

Ballafaqimi ndërmjet këtyre dy rivalëve të mëdhenj në ishull, ka dhënë një super ndeshje, me aksion e raste të shumta, dhe më dy gola të shënuara, transmeton KosovaPress. Derisa pjesa e parë u mbyll pa gol, në fraksionin e dytë u shënuan dy gola.

Fillimisht “Djajtë e Kuq” zhbllokuan rezultatin përmes Juan Mata-s, i cili shënoi në minutën e 68-të, kurse, një pikë londinezëve ua siguroi Olivier Giroud në minutën e 89-të.

Në radhët e Arsenalit, titullar ishte edhe mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, ndërkaq, në pjesën e dytë në lojë u inkuadrua edhe Granit Xhaka, një tjetër shqiptar që luan për “Topçinjtë”.

Manchester United zë vendin e gjashtë me 19 pikë, kurse, Arsenali renditet e treta me 25 pikë.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Gjobitet Crvena Zvezda, tifozët serbë nxorrën banderole kundër Kosovës

Tifozët serbë nuk ndalen në shfaqjet nëpër stadium me banderolat kundër Kosovës ...