Krrabë, tentoi të vrasë të dashurin e vajzës, 43-vjeçari tregon arsyet

Aktualitet

cifteeeNgjarja e Krrabës e ndodhur mbrëmjen e shkuar, ku një 43-vjeçar tentoi të vrasë me armë gjahu të dashurin e vajzës së tij 14-vjeçare, policia nxjerr detaje të reja. Mësohet se dy familjet, të djalit dhe vajzës, përkatësisht 15 dhe 14 vjeç, jetojnë në Kërrabë, dhe dy të miturit shkojnë në të njëjtën shkollë.

Burimet thonë se mes dy familjeve ka pasur debate edhe më herët, për shkak se babai i 14-vjeçares kundërshtonte këtë lidhje të së bijës. Madje shqetësimin për këtë rast, Genti Lakollari e ka shprehur edhe në shkollën ku mësonin dy fëmijët, të cilët më pas janë konsultuar edhe nga psikologia e shkollës. Edhe pse i ati vajzës u mundua ta zgjidhte këtë punë, asgjë nuk rezultoi me sukses. Si pasojëmbrëmjen e djeshme Lakollari nën kërcënimin e armës ka kanosur djalin dhe babain e tij, që të ndërpriste marrëdhënien me 14-vjeçaren.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Njoftimi policisë:

“43-vjeçari ka kërcënuar, kanosur dhe më pas ka tentuar të vrasë me anë të një armë gjahu babë e bir. Sipas policisë Genti Lakollari ka tentuar të vrasë B.A. dhe djalin e tij S.A, 15 vjeç, pasi ky i fundit dyshohej se kishte një lidhje intime prej afro një viti me vajzën e tij A.L, 14 vjeç. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë gjahu teke 12 -tëshe dhe 20 fishekë (pa leje organeve kompetente)”

ME TE LEXUARAT