Kritikohet rëndë Ronaldo nga mediat katalanase. Arsyeja?

Sport

ronaldo-madridMediat katalunase po e sulmojnë në çdo mënyrë Cristiano Ronaldon, i cili dje zgjati kontratën me Real Madridin deri në vitin 2021

Avantazhi që ka portugezi, falë fitimit të Ligës së Kampionëve dhe "Euro 2016" me Portugalinë, kanë bërë që në orët e fundit shumë prej mediave, veçanërisht ato katalanase të sulmojnë yllin e Realit.

Mjafton të shikosh titullin kryesor të së përditshmes katalanase “Sport”, e cila nuk është kursyer duke shkruar se Ronaldo, "Nuk e meriton!" dhe për këtë ka shumë shpjegime.

“Rinovimi i kontratës është një fushatë publicitare për ta shtyrë atë drejt titullit ‘Top i Artë’. Super paraqitja e Messit në ndeshjen me Sevillan është kundërpërgjigja për momentin më të keq të karrierës së portugezit”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Jo më pak e butë ka qenë edhe e përditshmja tjetër e Barcelonës, Mundo Deportivo.

“Më i miri dhe pikë”. Këtu luhet më shumë çmimi që FIFA do të japë në janar. Dhe më tej jepen edhe 10 motivet pse duhet të votohet Messi dhe jo Ronaldo.

Në faktet që rendit El Mundo Deportivo është se këtë vit Messi ka shënuar më shumë, nuk bën vetëm gola por jep edhe assit, pëlqehet nga e gjithë bota. Ka raport të shkëlqyer me shokët, është vendimtar në ndeshje, nuk reagon keq si Ronaldo. /Express/

ME TE LEXUARAT