Krimi ne drejtesi e ka nje emer

milaim-zekanga Milaim Zeka

Te gjithe po flasin, keto kohet e , per krimin ne drejtesi. Po thone qe “krimi dhe korrupcioni, jane pikerisht neper prokurori dhe gjykata”!

Mirepo a jane te sinqerta keto deklarata, edhe a kane te drejte morale e qytetare te flasin ata te cilet jane marre 24 ore me emrimin e prokuroreve dhe gjygjetareve?! Jo.
Ka ekzistuar nje logjike e hekurte te krahu politik i dalur nga lufta, se sistemi i drejtesise, ne menyre qe keta vete te merreshin me padrejtesi, te ndertohej kryesisht me strukturat e ish Jugosllavise, me njerez te UDB es, me gjykates e prokuror qe dikur i kishin denuar pikerisht keta njerez. Madje, edhe ata njerez te mire qe kane qene ne ish sistemin e kaluar, jane eliminuar qellimisht nga kasta politike, e ardhur ne fuqi pa asnje eksprience ne drejtimin e shtetit., Psh u vu ne krye te prokurorise se shtetit zotri Zhitia. U la ne pune deri ne pension prokurori Flamur Kelmendi. U futen neper polici, ne piramiden drejtuese njerez te Serbise, ish kriminel e hajdut, bashkepuntore te Arkanit e te forcave te zeza te Serbise.
Krejte kjo u ba me nje marreveshje te heshtur: Ju mos folni per ne, as ne nuk po ju ngucim.
Kjo pjesa e zeze, kjo zorra e trashe e Serbise, e futur neper cdo pore te shtetit, e dinte lojen e guxhave, edhe luante gjithe diten guxhas me njerezit e zbirtur nga mali, qe mal me therra e kishin edhe trurin. Nese dikush nga ne tentonin me ua krasite ato therra, reagonin, te injoronin, besa edhe te elminonin, te pakten politikish. Thjeshte te izolonin ne cdo drejtim.
Perderisa pjesa e pare, pra krahu i luftes, kenaqeshin me lajkat e ish udbasheve, knaqeshin me kostumet e shtrenjta, me udhetimet nga traktori ne aeroplan, me sexin nga pela e bacit Smajl ne femra qe rrezoheshe vetem me i shiku, grupi i dyte, ai krahu i Beogradit, i kishte kaluar te gjitha keto: edhe kurvat, edhe kurthat, edhe drogen, edhe udhetimet, prandaj keta kishin vetem nje detyre: Bashke me Beogradin, dhe gjysmen e bashkesise nderkombetare te instaluar ne Kosove, te shkaterronin deri ne qelizen e fundit shtetin e Kosoves, dhe cdo individ qe ishte per ndertimin real te ketij shteti.

Ata montuan procese kunder djemeve me te mire te luftes, nderkohe qe atyre qe ishin perjashta u thoshin: Na kane thane nderkombetaret, ma mire mos folni se ju fusin edhe juve! Edhe ju ishit neper lista. Na thane ne Dragodon trusni e mos bani za, nese edhe nanat ua arrestojne, thuani ju qe nuk perziheni ne drejtesi. E ne cilen drejtesi?! Ne drejtesine e krimit. Ne drejtesine e UNMIK ut, qe nuk ka lane te zeze pa ba ne Kosove. Apo ne drejtesine e EULEX it, ku 50 perqind e tyre, mafia e drejtesise se ketij institucioni, ne krye me Salustron, kane shite e kane ble drejtesi me miliona euro.

Ata qe eshte dashur te flasin per drejtesi, duke perjashtuar disa, kurr nuk folen per vellezerit Ramadani e Kicina. Nuk folen per vellezerit Zeka te Obrise, te cilet jane denuar se gjoja te dyte e kane vra nje taxist, me nje plumbe!!!

Tash kemi ardhur ne nje situate me thane: Luaja mace kryet e bullit. Kemi ardhur ne nje situate ku breshkani i ka hupe siper lepurit. Kemi ardhur ne nje situate ku shume e i pafajshmi ka mu djege per shkak te atyre politikaneve, qe shtetin e Kosoves e futen ne autostrade te gabuar!

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Foto/ Ekzekutohet studenti, u qëllua katër herë me kallashnikov

Identifikohet studenti i vrarë në Mitrovicë. Viktima është V.S. një 22 vjeçar ...