I hedh në krevat dy gjarpërinj të mëdhenj, reagimi i të dashurës do t’ju befasojë

Ndoshta kjo është një nga shakatë më të rrezikshme që mund t’i bëhet një njeriu, aq më tepër personit të zemrës. Derek Deso është shumë i njohur për shakatë e tij që i poston në YouTube, ku dhe merr mijëra shikime, por kjo e fundit është e tmerrshme.

Ai ka shkuar në shtëpi së bashku me ekipin e tij që e ndihmon në të tilla raste dhe ka gjetur rastin që e dashura e tij ishte në gjumë dhe ka nisur planin frikshëm, shkruan “JOQ”.

Ai ka nxjerrë nga kartoni dy gjarpërinj të mëdhenj piton dhe ia ka hedhur në trup, ulërimat e saj nuk kishin të pushuar.

Edhe në momentin që gjarpërinjtë ia kanë hequr nga trupi, ajo vazhdonte të qante duke sharë të dashurin dhe duke thënë se ndihet e frikësuar.

Kjo është me të vërtetë një shaka mizore, dikujt mund t’i kishte pushuar zemra, flasim për ata që i kanë fobi gjarpërinjtë.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

E pabesueshme/ Gruaja kryen lindjen e saj për 3 minuta dhe pa asnjë dhimbje(Foto)

Një grua nga Anglia ka përjetuar një situatë shumë të pabesueshme. Bëhet ...