Shprehet se vuan nga një sëmundje e rëndë, ish- kreu i bandës së Durrësit kërkon lirinë

UntitledKreu i bandës së Durrësit, Lulzim Berisha pas 12 vitesh në qeli, kërkon lirimin. Kujtojmë se banda e tij ishte një ndër bandat më të përgjakshme. Në bazë të nenit 478 të Kodit të Procedurës Penale, nëpërmjet avokatit mbrojtës, Berisha kërkon lirimin e tij nga burgu. MËsohet se seanca e kërkesës ishte planifikuar dje ne orën 10 e 30 në gjykatën e Durrësit, por në seancë nuk mori pjesë as i dënuari dhe as avokati i tij mbrojtës. Për këtë arsye seance gjyqësore u shty për në një ditë tjetër. Gjykatësi bëri me dije se Lulëzim Berisha ka kërkuar lirimin nga burgu me arsyetimin se “vuan nga një sëmundje e rëndë dhe i rrezikohet jeta po të qëndrojë në qeli”.

Kjo është kërkesa që pritet të shqyrtohet në gjykatën e Durrësit. Prej viti 2015, Lulëzim Berisha po vuan dënimin në burgun e sigurisë së zakonshme në Durrës.
Kërkesa i është dërguar Gjykatës dhe pas hedhjes së shortit kërkesa do të shqyrtohet nga gjykatës Tristan Hamitaj.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Lirimi i “të fortit” të Durrësit, Prokuroria ankimon vendimin e Gjykatës

Prokuroria e Apelit në Durrës do të ankimojë në Gjykatën e Lartë vendimin ...