Ministri i Jashtëm grek bën ironi me Edi Ramën

kotziasVazhdojne replikat ne distance mes zyrtareve shqiptare dhe atyre grek. Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, ka komentuar deklaratat e fundit të kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se historia mbështetet në fakte reale dhe jo në mite të krijuara më vonë.

Kotzias u pyet nga gazetarët grekë gjatë një konference për shtyp në Athinë, mbi deklaratat e kryeministrit Rama lidhur me Akropolin.

“Kujt i pëlqen historia greke dhe kultura greke, ai është i mirëpritur. Vetëm mos të arrijë në pikën që të konsiderojë se këto janë ekskluzivisht të vetat dhe nuk janë greke”, u përgjigj Kotzias gjatë një konference për shtyp me homologun e vet polak, Vitold Waszcykowskin.

Mediat greke i janë referuar edhe fjalës së kryeministrit në parlamentin shqiptar mbajtur një ditë më parë.

Gazeta “Imeresia” në versionin e saj online shkruan se “Edi Rama ishte edhe dje në një delir nacionalist”.

Një tjetër gazetë e madhe, “Ethnos”, shkruan se taktika e Edi Ramës po shkon drejt provokacionit.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

nishani16

Presidenti Bujar Nishani dekreton datën e zgjedhjeve Parlamentare të 2017

Presidenti i Republikës se Shqiperise, Bujar Nishani ka dekretuar këtë të hënë ...