Greqia: Edi Rama po ndjek politika hoxhiste me Himarën

Politikë

kotziasIntervista e kryeministrit shqiptar Edi Rama për televizionin grek “Skai” ka ngjallur dhe reagimin e politikës greke.

Ministri i Jashtëm i qeverisë greke Nikos Kotzias reagoi për çështjen e Himarës. “Pala shqiptare – tha ai – vazhdon të ndjekë praktikën e regjimit të Enver Hoxhës në zonat minoritare”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Zonës së Himarës, ku jeton tradicionalisht një popullsi me origjine greke nuk i njihen të drejta minoritare”, tha Kotzias. Deklaratat erdhën pas debati me disa deputetë të partisë kryesore të opozitës greke Demokracia e Re.

Kreu i kësaj partie Qiriakos Micotaqis shfrytëzoi deklaratat e Edi Ramës për të sulmuar qeverinë e Aleksis Ciprasit, për politikën e saj të dobët në rajon dhe më gjerë.

Në lidhje me deklaratat e Ramës, më herët, kreu i Departamentit për Çështjet e jashtme në Demokracinë e Re, Jorgos Kumucakos, propozoi ngritjen e një Këshilli për Politikën e Jashtme, për t’u krijuar një strategji unike për marrëdhëniet Greqi-Shqipëri.

ME TE LEXUARAT