"Rusi 2018", Kosova përballet sonte me Turqinë në Antalia

Sport

kosova-kombetarjaPërfaqësuesja e Kosovës në futboll, sonte në Antalia luan sfidën e radhës kundër Turqisë, e vlefshme për kualifikueset për Kupën e Botës “Rusi 2018”.

Ekspedita e Kosovës ka disa ditë që është grumbulluar në Antalia, duke mbajtur tri seanca para kësaj sfidën me skuadrën turke.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kosova në këtë ndeshje vjen pas barazimit me Finlandën (1-1), disfatën kundër Kroacisë (6-0) dhe Ukrainës (3-0).

Turqia llogaritet favorite në duel me përfaqësuesen tonë, por atmosfera në kampin e Kosovës është e mirë dhe optimist për një rezultat pozitiv, edhe pse në letër duket mision shumë i vështirë për shkak të cilësisë që i dallojnë këto dy skuadra, madje, turqit në përballje me Kosovën e kanë trenin e fundit për të mbetur akoma në garë për të siguruar kualifikimin në Botërorin e ardhshëm që këtë do të mbahet në Rusi.

Ndeshja mes Turqisë dhe Kosovës nis në orën 18:00.

ME TE LEXUARAT