Kosovë, emërohen ministrat e rinj nga PDK-ja

qeveri-kosoveDeputetja e deritanishme e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, është emëruar Ministre e Integrimeve Europiane, kurse Ferat Shala, që deri tani ishte zëvendësministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, është pozicionuar në krye të kësaj ministrie.

Burime brenda Partisë Demokratike të Kosovës kanë konfirmuar këta dy emra për Klan Kosovën si ministra të rinj në Qeverinë e Kosovës, në kuadër të riformatimit të Ekzekutivit.

Deliu-Kodra në postin e ri e zëvendëson Bekim Çollakun, i cili dha dorëheqje nga kreu i kësaj ministrie dhe më pas iu bashkua kabinetit të Presidentit Hashim Thaçi, si këshilltar i lartë.

Ndërsa Ferat Shala, emërohet ministër pasi tash e disa javë e udhëheqë këtë ministri, në mungesë të ish-ministrit Ferid Agani, që dha dorëheqje pasi filloi një hetim gjyqësor ndaj ti.

Ministrja tashmë e re e Integrimeve, Deliu-Kodra, ditë më parë në një prononcim për klankosova.tv, kishte thënë se përkundër që e ka shumë të rëndësishëm pozicionin e deputetes, ajo do të pranonte një post tjetër, edhe brenda Qeverisë, nëse këtë ia kërkon partia e saj.

Për ndryshimet brenda Qeverisë së Kosovës është folur tash e një kohë.

Vet kryeministri Isa Mustafa, pati deklaruar se do të ketë disa ndryshime.

Mustafa kishte thënë edhe se mund të ketë shkurtime të ministrive, por diçka e tillë ende nuk ka ndodhur.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Seri arrestimesh në Prishtinë, një serb në arrati

Policia e Kosovës, sot në orët e hershme të mëngjesit ka realizuar ...