Kosova, rritje ekonomike 3.4 për qind në vitin 2017

Kosovë&Rajon

world-bankRaporti më i ri i Bankës Botërore për ekonominë në Evropë dhe Azi Qendrore, i publikuar sot, tregon se rritja ekonomike në Kosovë pritet të shkojë në 3.9 për qind në vitin 2017, e përkrahur nga rritja e kërkesës vendore.

“Raporti Polarizimi dhe Popullizmi, ndër të tjera thotë: “Rritja ekonomike në Kosovë pritet të shkojë në 3.9 për qind në vitin 2017, e përkrahur nga rritja e kërkesës vendore”, ka njoftuar Zyra e Bankës Botërore për mes një njoftimi në profilin e saj në “Facebook”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas Bankës Botërore konsumi pritet të rritet. Investimet publike në autostradën drejt Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë dhe investimet tjera në infrastrukturën strategjike, si dhe investimet e huaja direkte po ashtu do të përkrahin rritjen ekonomike.

Po ashtu sipas BB-së, nisja e zbatimit të MSA-së me BE-në pritet të shërbejë si një shtytje drejt forcimit të investimeve të huaja direkte, kurse ndryshimi i rregullës fiskale për investime ka krijuar hapësirë shtesë për të investuar në sektorët strategjikë”.

ME TE LEXUARAT