Nënkyetarja e Parlamentit Europian deklaron: Kosova pa liberalizim vizash dhe në 2017-ën

UntitledNënkryetarja e Parlamentit Europian, Ulirke Lunaçek, ditë më parë ën Kosovë tha se ky vend mund të mos përfitojë nga liberalizimi i vizave edhe pas ratifikimit të Demarkacionit. Ajo u shpreh se për këtë gjendje në Kosovë, analistët politikë, pos institucioneve dhe politikanëve, fajin ia lënë edhe Bashkimit Evropian.

Qytetarët e Kosovës mund të mos lëvizin lirshëm as vitin që vjen. Procesi i liberalizimit të vizave, i premtuar të realizohet prej 6 vitesh, mund të mos finalizohet as më 2017-të. Kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve politike dhe ekspertët e marrëdhënieve ndërkombëtare në Kosovë. Sipas tyre, përgjegjësia kryesore për një gjë të tillë bie pikërisht mbi institucionet dhe udhëheqësit e Kosovës. Nga ana tjetër, partitë opozitare vlerësojnë se liberalizim nuk do të ketë derisa qeveria aktuale vazhdon të qeverisë.

E përderisa përfaqësues të qeverisë kanë thënë se demarkacioni është kusht i pakontestueshëm për liberalizim, para pak ditësh Nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek, ka paralajmëruar edhe njëherë Kosovën se edhe pas ratifikimit të Demarkacionit mund të mos ketë viza. E fajin për gjendjen në të cilën ndodhet Kosova aktualisht, analistët politikë, pos institucioneve, ia lënë edhe BE-së

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Luani shqyen trajnerin e cirkut gjatë shfaqjes

Luani shqyen trajnerin e cirkut gjatë shfaqjes

Nje ngjarje e rëndë vdekjeprurëse ka ndodhur në qytetin e Egjiptit, gjatë ...