Kosova i merr Shqipërisë bomberin e famshëm që refuzoi De Biasi

besart-bBomberi shqiptar Besart Berisha mund të luajë për Kosovën. Ish-sulmuesi i Shqipërisë mori lejen e FIFA-s dhe këtë e konfirmoi trajneri i Kosoves, Albert Bunjaki.

Sulmuesi Besart Berisha nuk do të jetë gati për takimin me Turqinë që të luhet më 12 nëntor në Antalia.

Futbollisti që luan në Australi me Melborune Victory pritet të luajë në takimin me Islandën më 24 mars sqaroi përzgjedhësi i Kosovës.

Sportisti 31-vjeçar nuk është në planet e Gianni De Biasi prej kohësh edhe pse në disa deklarata u tregua i gatshëm t’i bashkohej Kombëtares gjatë finaleve të Euro 2016.

Besart Berisha u aktivizua në 14 ndeshje me fanellën e Shqipërisë prej vitit 2006 në 2009. Kosova siguroi të drejtën e pjesëmarrjes në kualifikueset e Kupës së Botës 2018 pas pranimit në UEFA dhe FIFA.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

nico-rosberg

Shokon piloti i njohur: Tërhiqem nga “Formula 1”

Befason Nico Rosberg. Gjermani njoftoi tërheqjen nga Formula 1. Një vendim që ...