Korcë, makina aksidenton rëndë këmbësorin

Aktualitet

aksidentiiiNjë këmbësor është përplasur nga një automjet, në Korçë, tek vendi i quajtur “Kryqëzimi i Libonikut”.

Sipas policisë, një 44-vjeçare, e cila drejtonte një tip “Volkswagen”, me targa AA303 KK, ka aksidentuar një të moshuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Burimet e policise, thane se 77-vjeçari është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në polici. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Deklarata e policise:

Më datë 21.11.2016 jemi njoftuar se pranë vendit të quajtur "Kryqëzimi i Libonikut" shtetasja A.A, rreth 44 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip "Volkswagen", me targa AA303 KK, ka aksidentuar shtetasin T.D, rreth 77 vjeç, banues në Libonik, këmbësor në rrugë.

Shtetasi i dëmtuar u dërgua në Spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë që drejtuesja e mjetit, do të shoqërohet në ambjentet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

ME TE LEXUARAT