Ushqimet që konsumuesit e duhanit duhet të hanë…

duhaniKonsumimi i duhanit është një ves, dhe për të hequr dorë nga ajo është shumë e vështirë. Mirpo, mos heqja dorë nga ajo të ve në rrezik jetën. Për këtë arsye, mjekët kanë evidentuar disa ushqime që konsumuesit e duhanit duhet me patjetër ti hanë, kështu shmangin disi problemet që duhani sjell.
Sipas mjekëve, ekzistojnë disa lloje të ushqimeve me përbërës të caktuar, të cilat duhet të konsumoni më shpesh.
Vitamina C– Vitamina C është një antioksidant i fuqishëm, që nxitë sistemin imunitar dhe e mbron trupin nga radikalet e lira, të cilat janë shkaku kryesor për plakjen dhe tjetërsimin e qelizave. Fatkeqësisht, nikotina shkatërron antioksidantë dhe kjo është arsyeja kryesore pse duhanpirësit duhet të konsumojnë sa më shumë ushqime që përmbajnë vitaminën C, në mënyrë që të mbrohen nga infeksionet e mundshme. Këshillohet pra që duhanipirësit të hanë sa më shumë fruta dhe perime, sidomos ato të pasura me vitaminën C.
Pasuroni mënynë tuaj me antioksidantë- Përveç vitaminës C, është mirë që duhanpirësit të forcojnë mekanizmin mbrojtës edhe me antioksidantë të tjerë, siç është vitamina E. Kjo vitaminë gjendet kryesisht në vaji i ullirit dhe frutat e thata.
Konsumoni më shumë racione me bylmet- Zakonisht duhanpirësit konsumojnë sasi të mëdha kafeje, çka ka si pasojë që trupi të përthithë më pak kalcium se sa është e nevojshme për një të rritur. Andaj, rekomandohet që duhanpirësit të hanë mjaftueshëm bulmet (qumësht, kos, djathë të bardhë dhe të verdhë), për të marrë sasinë e duhur të kalciumit.
Mos iu ndani drithërave- Kompleksi i vitaminave B shkatërrohet nga tymi i cigares dhe disa ushqime të cilat mund ta rikuperojnë atë janë drithërat, orizi e makaronat.
Sa më shumë ujë- Nikotina shkakton stimulimin e zorrëve dhe zbrazje të shpeshta, duke bërë kështu që uji i trupit të humbet shumë shpejt. Gjithashtu pirja e duhanit kontribuon edhe në akumulimin e toksinave në trup, të cilat mund të eliminohen vetëm nëpërmjet ujit. Mos harroni pra të pini sa më shumë ujë dhe të hani fruta të freskëta, perime dhe lëngje të shtrydhura.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Video/ Plaku “i bën ligjin” pasanikut me Porsche

Dy persona janë grindur në mes të rrugës në Londër. Një pasanik ...