Komunikimi i javës, Rama në facebook: Opozita po na turpëron

Politikë

rammaTema kryesore e kominikimit të përvajshëm të kryeministrit Rama me qytetarët përmes rrjetit social facebook, këtë radhë ishte përmbushja e reformave dhe hapja e negociatave.

Gjatë këtij komunikimi kryeministri Rama tha se opozita po na turpëron ndërsa dërgimi në Gjykatën Kushtetuese i Vettingut është bërë me qëllim të që bllokojë çeljen e negociatave.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Kush mund ta imagjinojë për shembull se negociatat do të çelen normalisht nëse kur ekipet do të jenë gati për t’u ulur në tavolinë, nuk do të ketë nisur zbatimi i ligjit të Vottingut. Askush me dy fije mend në kokë, nuk e imagjinon dot.

E dinë këtë edhe dritëshkurtrit që e kanë bllokuar përkohësisht Vettingun me një kërkesë të turpshme për ta shpallur antikushtetues dhe me sa duket me një qëllim për të vonuar negociatat, për të vonuar drejtësinë” tha ndër të tjera kryeministri.

ME TE LEXUARAT