Sherr në komisionin e CEZ/ Balla: Betohu se do thuash të vërtetën, Berisha: O përdhunues!

balla-komisionMbledhja e Komisionit Hetimor për CEZ ka nisur me debate të forta mes deputetit të PS-së, Taulant Ballës dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Berisha i thirrur si dëshmitar i tha kreut të komisionit Taulant Ballës se është i dënuar dhe nuk ka paguar gjobën.

Berisha më tej e ka quajtur Ballën edhe ‘përdhunues’. Ndërkohë Balla tha se nuk ka asnjë gjobë dhe i kërkoi Berishës të betohet se do të thotë të vërtetën.

Pas kërkesës së opozitës, deputeti tjetër socialist Pjerin Ndreu tha se ky nuk është një gjykim por hetim dhe se Berisha nuk është i pandehur por dëshmitar për një çështje që ka dijeni.

DEBATET
Berisha:Je i dënuar dhe nuk ke paguar gjobën
Balla: S’kam asnjë gjobë. Zoti dëshmitar betohuni se do të thoni të vërtetën.
Ristani: Nuk mund të vazhdojë seanca kështu.
Balla: Ju lutem zoti dëshmitar gjeneralitetet, emri, atësia, mbiemri
Ristani: Komisioni nuk mund të vijojë me prepotencë. Keni konflikt interesi në bazë të kodit të procedurës penale. Duhet të ndërrohet kryetari.
Balla: Nuk kam asnjë konflikt interesi.

Ndreu: Nuk po bëjmë gjyq këtu, jemi një komision hetimor dhe po hetojmë një aferë. Zoti Berisha nuk është i pandehur por dëshmitar që ka dijeni për disa rrethana dhe fakte. Jemi në proces hetimi, jo gjykimi.

Manja: Unë i ftoj kolegët të jemi racionalë në këtë komision hetimor, sepse ligji për komisionet hetimore e thotë qartë. Dispozitat aplikohen në komision aq sa është e mundur. Rregullorja e Kuvendit, në lidhje me zëvendësimin e kryetarit dhe anëtarëve, ka rregulla të tjera që i referohen kodit të rregullores së Kuvendit të Shqipërisë. Në cilën pikë të nenit 17 të kodit të procedurës penale bazohet kërkesa juaj. Kjo, pasi zoti Berisha është thirrur si dëshmitar. Mos i ngatërro palët në këtë proces zoti Ristani. të vazhdojmë këtë seancë të komisionit hetimor.

Ristani i drejtohet Ballës: Ky komision i referohet kodit të procedurave penale e cila është shumë i mundur, se ky komision do dalë në një përfundim për faktet që ne mbledhim në këtë komision, të cilat janë pjesë e gjykimit tonë. Ne kemi detyrimin ligjor që të jemi të njëanshëm. S’duhet të kemi pengesa ligjore që na bëjnë të jemi të anshëm. Duke qenë në konflikt me Berishën, kjo tregon që ju nuk jeni objektiv në pyetjen e Berishës në seancë. Kështu jeni në konflikt e duhet të jepni dorëheqjen. Për këtë shkak ju s’mund ta drejtoni këtë seancë pasi jeni në konflikt interesi, të paktën seancën e sotme jo.

Balla: E drejtoj unë mbledhjen. Manja tha jemi në komision hetimor parlamentar. Kryetari drejton mbledhjen. Do doja të isha gjyqtar e të gjykoja zotërinjtë përballë.

Ristani: Zbato kodin e procedurës penale. Paraqisni dorëheqjen . Referoju ligjit.

Balla i drejtohet Berishës: E drejtoj unë këtë mbledhje. Unë ta jap flajën. Nuk e mer dot kështu fjalën. Shiko çfarë frikacaku je, sepse ke frikë përgjigjen. Ti i shmangesh përgjegjësive të tua. Kjo është dosja hetimore ndaj teje betohu që do thuash të vërtetën, qëndro. Harroje se largohesh nga mbledhja dhe harroje se i fshihesh deponimit përpara këtij komisioni hetimor. Të citoj kodin penal: nëse nuk paraqitesh , do shoqërohesh me forcë. Ulu e dëshmo. Nuk ke konflikt interesi me kryetarin e këtij komisioni

Berisha: Ti je përdhunues ordiner, por unë vij në respekt të parlamentit

Balla: Teatrin në këtë komision nuk e bën dot. Ti je shpifës ordiner. Ke frikë për të deponuar për çështjet për të cilat je thirrur dëshmitar. Komisioni qartëson lidhjet e dëshmitarit me aferën 414 mln euro. Ende nuk jeni në kushte për të marrë fjalën për aq kohë sa si dëshmitar nuk bëni betimin. Bëni betimin që të flisni. Pa e bërë betimin nuk mund të flisni. Fjalën e jap unë se unë drejtoj.

vijon…

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

One comment

  1. si qenka katandisur sala? Kerkpn te fshihet pas nje pijaneci ordiner si ristani qe hante pilaf e pinte raki diku andej nga Tepelena ne kohe fushate dhe parate u thoshte pronareve te klubeve do tu paguaj pasi te fitojme zgjedhjet?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

korce-spital

Ngjarje e rëndë në Korçë, një 28-vjeçar tenton të mbysë me rrip babain e tij

Një ngjarje mjaftë e rëndë mësohet të ketë ndodhur në Korcë. Bëhet ...