Lëvizje të re brenda PS-së? Ja si e komenton Tahiri deklaratën e Kokëdhimës

4
Kliko per me shume info

tahiri2016Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i ka konsideruar llafe pazari deklaratat e ish-deputetit të Vlorës, Koço Kokëdhima në emisionin “Studio e Hapur” në News 24 se do të krijonte një lëvizje të re politike brenda Partisë Socialiste.

I pyetur nëse ka ndonjë koment për këtë deklaratë të deputetit Kokëdhima, Tahiri tha se “Unë nuk kam shumë kohë për t’u marrë me llafe pazari. Unë po merrem me punë”.

Kliko per me shume info

Deputeti Kokëdhima deklaroi se do të krijojë një lëvizje brenda PS-së për ta reformuar atë dhe për të ndryshuar rregullat e përzgjedhjes së deputetëve.

“Do të krijoj lëvizje brenda PS-së që synon reformimin e PS-së që përfaqësuesit e partisë si zgjedhin anëtarët e partisë. Javët e ardhshme do ta prezanton lëvizjen si alternative debati në bazën e Partisë Socialiste. Jemi afër zgjedhjeve, dhe këtë gjë do ta bëj me kujdes që të mos dëmtoi objektivat elektorale të PS-së”, tha Kokëdhima.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here