Fitorja e Trump, deputeti: Do na çlirojë nga Soros, që kontrollon zhvillimet politike

KOKEDHIMADeputeti Koço Kokëdhima e cilësoi zgjedhjen e Donald Trump në postin e presidentit të SHBA-ve si një fitore të popullit amerikan kundër tërë establishmentit politik.
Kokëdhima përmes një mesazhi shprehet se me Trump-in hynë në Shtëpinë e Bardhë të gjithë amerikanët që janë ndjerë të zhgënjyer dhe të përbuzur nga sistem aktual politik, mediatik e financiar”.

Mesazhi i Kokëdhimës:

Urim për fitoren e z. Trump, Presidentit të Ri të SHBA-ve!

Z.Donald Trump fitoi. Kjo është një fitore historike, jo vetëm për demokracinë amerikane, por për të gjithë popujt që aspirojnë për një demokraci të vërtetë. Nuk ka ndodhur asnjëherë më parë diçka e tillë.
Fitorja e z.Trump nuk është thjesht një fitore e të djathtës kundër së majtës, por një fitore e popullit amerikan kundër tërë establishmentit politik. Kjo fitore tejçon anembanë planetit mesazhin e madh popullor për nevojën absolute të përtëritjes së klasave politike.
Me Donald Trumpin hynë në Shtëpinë e Bardhë të gjithë ata amerikanë që, janë ndjerë të zhgënjyer dhe të përbuzur nga sistem aktual politik, mediatik e financiar.
E kam ndjekur z. Trump që para shumë vitesh, si njeri biznesi dhe isha shumë i sigurtë për fitoren e tij gjatë gjithë fushatës së zgjedhjeve. Jam përpjekur përpara 10-12 vitesh ta bëj të njohur në Shqipëri z. Trump dhe temperamentin e tij të pamposhtur duke përkthyer dhe botuar dy libra të tij në gjuhën shqipe në 2005 dhe 2007 me botimet “Max”.
Kam shumë besim që, marrëdhëniet e Shqipërisë me Amerikën e z.Trump do të jenë shumë të mira, pavarësisht komenteve të papërgjegjëshme të disa zyrtarëve të Tiranës kundër tij.
Unë besoj plotësisht se z. Trump do të jetë mik i popullit shqiptar dhe do ta ndihmojë Shqipërinë në përpjekjet e saj për tu çliruar nga sistemi politik i kalbur, që po e atrofizon e po e vret popullin shqiptar, duke i hequr atij çdo mundësi reagimi dhe çdo aftësi për të përmirësuar jetën e vet. Shpresoj shumë që Z.Trump të çlirojë diplomacinë ndërkombëtare për Shqipërinë nga ndikimi i Sorosit. Kjo do të na shpëtojë ne nga ky fondacion që kontrollon zhvillimet politike dhe e mban Shqipërinë nën një sistem pseudodemokratik. Me fitoren e Donald Trumpit, Amerika na jep edhe një herë shembullin e mahnitshëm të demokracisë.
Partitë politike në Shqipëri duhet të nxjerrin mësime nga ky mesazh. Mjaft më duke mbushur parlamentin dhe qeveritë me njerëz që populli nuk i do dhe nuk i voton. Mjaft më me sistemin e kompromentuar të numërimit të votave. Duhet të vendosim sistemin e votimit dhe të numërimit elektronik në zgjedhje. Nuk mundet që populli të vazhdojë të durojë krimet elektorale të kësaj klase politike të diskredituar. Duhet patjetër që deputetët e listës së partive politike të zgjidhen nga anëtarësitë me parimin “një anëtar, një votë”. Nuk mund të vazhdojnë të mbushen grupet parlamentare me njerëz që në parlament nuk përfaqësojnë qytetarët.
Të mësojmë nga populli amerikan, nga demokracia amerikane dhe nga presidenti Donald Trump!

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

berisha-kuvend

Çfarë nuk u dëgjua dje në Kuvend…Ministri i Ramës: Sali Berisha të dua!

Edhe seanca e djeshme në Kuvend është shoqëruar me debate mes Ramës ...