Kokëdhima: Krijoj një lëvizje politike brenda PS, ja ata që më përjashtuan

koco16Ish-deputeti i Vlorës, Koço Kokëdhima pasi ka treguar pse është frymëzuar nga presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump në jetën e tij, ka folur edhe për përjashtimin nga Partia Socialiste, politikanët që janë implikuar, por edhe për bizneset.

I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në News 24, Kokëdhima foli për një “establishment” të Tiranës të përbërë nga një grup politikanësh të djathtë e të majtë, të cilët janë implikuar që ta nxjerrin nga politika.

“Të djathtë dhe të majtë e kanë bërë bashkë këtë gjë. Do tregoj prova të qarta të këtij implikimi. Në çdo çështje kam qenë në anën e interesit të qytetarëve, interesit publik”,- thotë ai.

Kokëdhima thotë se nuk i ka shfrytëzuar kurrë njohjet e tij me politikanët për rritjen e bizneseve të tij.

“Kam qenë i pari sipërmarrës në këtë vend, jam regjistruar si i tillë që ditën e parë që u lejua. Nuk kam punuar asnjë ditë në shtet, vetëm ditën kur u bëra deputet. S’kam pasur nevojë për asnjë qeveri. I kam krijuar kompanitë në vitin 1991 e me radhë. Në ‘97 kam pasur flotën më të fuqishme të mjeteve dhe teknologjive. Kisha nevojë vetëm për gara të lira, jo për politikën. Nuk e kam përdorur kurrë njohjen me Ramën për biznesin, kurrë nuk jam bërë ortak me politikanët për të fitur në biznes”,- shton ai.

koco-rama“Si biznesmen, nuk bëj pjesë te njerëzit që thonë mos më pyesni për milionin e parë. Nuk kam asnjëherë të vetme një rast që t’i kem lejuar vetes ndonjë shkelje ligji, apo përfitim të paligjshëm”, tha Kokëdhima.

Ai theksoi se nuk do të largohet nga PS, duke theksuar se është socialist, por shtoi se duhet të bëhen disa ndryshime të rëndësishme. Ndërkaq, Kokëdhima u ndal edhe tek sistemi zgjedhor në vend, duke theksuar se në Shqipëri ka deformim të votës, dhe sipas tij “nuk bëhen zgjedhje të lira e të ndershme”.

“Unë nuk do të largohem nga PS, unë jam socialist, jam i majtë, jam i qartë për të gjithë situatën, dhe se çfarë do kërkoj. Dhe do t’i kërkoj me vendosmëri ato që i quaj të rëndësishme. Në Shqipëri nuk funksionon institucioni i votës, nuk bëhen zgjedhje të lira e të ndershme. Unë kam fituar me zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në Shqipëri kemi deformime nga më të ndryshmet. Kur mund të kemi ne një sistem të konkurrencës elektorale? Kjo bëhet kur të kemi sistem elektronik të votimit, dhe elektronik të numërimit. Po nuk rregulluam institucionin e zgjedhjeve, asnjëherë nuk do të korrigjohen këto histori për të cilat flasim këtu. Asnjëherë nuk do të mbarojnë përmbytjet në këtë vend, të vdekurit nga përmbytjet, të zhgënjyerit nga sistemi në vend, asgjë nuk do të përmirësohet nëse nuk rregullohet sistemi. Ka 25 vite që përmbytet Vlora në çdo shi që bëhet, pasi fondet publike nuk menaxhohen me korrektësi. Vidhen fondet, pavarësisht zhvillimeve politike. Fillesa e të gjitha reformave dhe shëndoshja e të gjitha institucioneve fillon nga institucioni i votës”, tha Kokëdhima.

Pasi shprehu qëndrimin për të mos u larguar nga PS, Kokëdhima u shpreh se do të zhvillojë një lëvizje brenda kësaj partie.

“Çdo parti duhet të mos i mohojë askujt të konkurrojë për një post. Do të zhvilloj një lëvizje brenda PS-së. Lëvizja ime synon reformimin e PS-së. Qëllimi është që anëtarësia e partisë të seleksionojë kandidatët për deputetë. Po kështu synohet sanksionim statutor që përfaqësuesit e PS t’i zgjedhë anëtarësia”.

Kokëdhima tha se së shpejti do të prenzantojë të plotë këtë platformë.

“Në javët e ardhshme do ta prezantoj të plotë këtë platformë, si një alternativë debati në PS, pasi konsultimeve me njerëzit e partisë në gjithë vendin. Ne jemi afër zgjedhjeve të 2017 dhe gjithë këtë punë unë dua ta bëj me kujdes, që t’i shërbej objektivave elektorale të PS. T’i shërbejë fuqizimit të kësaj partie. Në javët e ardhshme do të vijoj konsultimet për të formësuar ndryshimet unë synoj”, tha Kokëdhima.

“Platformën do t’ia paraqes forumeve të Partisë. Kreu i partisë nuk ka pse t’i kundërvihet këtyre tezave. Edi Rama ka të drejtë t’i marrë këto ndryshime të zhvillimeve politike, dhe të konsultohemi me to”, tha më tej ish-deputeti.

I pyetur lidhur me largimin e Blushit nga PS, Kokëdhima tha se: “Ikja e Blushit është një humbje për PS. Do të ishte shumë më interesante për mua që kjo luftë të bëhej brenda PS me programe për ta ndryshuar partinë”.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

3 comments

  1. Super debat Koco. me ne fund nje levizje qe do perfaqesoje popullin, socialistet e thjeshte. Mepelqen fakti qe ti do te vazhdosh ta zhvillosh debatin brenda PS, kjo do i sherbej, PS, por edhe partive te tjera si nje shembull per demokratizimin e brendshem te tyre. partite nuk duhet te jene hermetike sepse nuk jane prone e askujt

  2. Partit e tjera po deshen te mbijetoj te ndryshojn ska me politika te vjetra, Koco po ecen me kohen, kush ka tru di te shokoj cpo ndodh kush ska rri me te vjetren ose mundohet te brockollis gjepura sikur jemi ne epoken e gurit dhe sdim cbehet, shum rendesi i japim vetes ne shqiptaret duam te jemi figura te gjith ne vend qe te ulemi te medojm si do ndertojm nje vend ku te jetojm te qet pa u diskriminuar luft kush esht me i miri, jepini se vetes ja beni si ju qe keni si ju qe skeni

  3. Duhet ti japim nje fund ketyre njerezve qe jane aty lart vetem permes votes tone. Duhet qe njerezit te kerkojne te drejtat e tyre, duhet te ndihen te perfaqesuar. Ju pershendes per kete levizje te guximshme dhe te drejte. Jeni i vetmi qe i ka kthyer syte nga populli dhe qe pas gjithe sulmit qe juve ju ben ne PS, ju vazhdoni ende te insistoni per reformimin e saj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

“Rama liroi Lul Berishën nga burgu”, PD akuzon kryeministrin për “të fortin” e Durrësit

Partia Demokratike bën përgjegjës kryeministrin Edi Rama për lirimin nga burgu të ...