Kokainë nga Shqipëria në Itali, goditet banda me 5 anëtarë

banda-shqiperi-italiNjë operacion antidrogë i zhvilluar nga policia italiane e Marche-s, ka çuar në shkatërrimin e një bande trafikantësh droge, e përbërë nga shqiptarë, maqedonas e italianë, që vepronin në provincën e Maceratës.

Nën pranga janë vënë kreu i kësaj bande, shqiptari Kleo Shuturiqi 37 vjeç e rezident në qytezën Recanati; shqiptari Edmond Hidri 35 vjeç, rezident në Potenza Picena; maqedonasi Fatmir Dauti 27 vjeç rezident në Chiaravalle; dhe dy shtetasit italianë Antonella Tittarelli e Mirko Masaccesi 43 vjeç

HETIMET

Hetimet e policisë italiane, të nisura në pranverën e 2015-s, të bazuara në përgjimet telefonike e ambientale kanë zbuluar se kreu i kësaj bande Kleo Shuturiqi ishte në kontakt të drejtpërdrejtë me bashkëpunëtorët e tij në Shqipëri. Ai urdhëronte e organizonte dërgesat e kokainës si dhe shitjen e saj në Itali. Shqiptari tjetër Edmond Hidri, ekzekutonte materialisht operacionin e trafikimit të drogës.

Gjatë arrestimit të 5 anëtarëve të bandës, u sekuestruan 500 gramë kokainë mjaft e pastër e trafikuar nga Shqipëria. Në banesën e Edmond Hidrit u gjetën 12 300 euro, ndërsa në shtëpinë e Kleo Shuturiqit 4140 euro cash.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Zbardhet arsyeja e vërtetë, ja pse u lirua “i forti” i Durrësit, Lul Berisha

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka reaguar ashpër pas lirimit nga ...