U kap me kokainë, jepet dënimi për shqiptarin në Britani

policia-britanikeNjë shqiptar është dënuar me 5 vite e 4 muaj burg në Britani, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.

Masa e sigurisë për shqiptarin Gëzim Prenga është dhënë nga Gjykata e Plymouth në Angli.

33-vjecari u arrestua me 2 kilogramë kokainë gjatë momentit që po e transportonte atë nga Londra në Plymouth.

Pasi të vuajë dënimin prej 5 vite e 4 muaj 33-vjecari Prenga do të dëbohet drejt Shqipërisë.

Gjykatësi Ian Lawrie u shpreh se shqiptari ka bashkëpunuar me policinë dhe kjo gjë ka bërë që të ketë ulje dënimi. 33-vjecari u arrestua në Tetor në Sussex, menjëherë pasi kishte marrë një sasi droge për ta çuar në Plymouth.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Tiranë/ E dhunoi vjehrri, dhëndri merret në mbrojtje nga policia

Një 69-vjeçar me incialet S.T. është denoncuar pasi dyshohet se ka ushtruar ...