Kodi qe “zyrtarizon” Serbine brenda Kosoves

kodi-telefonikMarrëveshja për Kodin Telefonik të Kosovës (+383) ka gëzuar Qeverinë e Kosovës dhe atë të Serbisë, të cilat shprehen triumfuese në këtë raund bisedimesh.

Kosova thotë se ka marrë kodin e pavarur telefonik që do t’i sjellë përfitime të mëdha, në Beograd thonë se me këtë marrëveshje Serbia u zyrtarizua në Kosovë me një telekom legjitim. Për opozitën ky është dështimi i radhës, ndërsa ekspertët e ekonomisë mbeten skeptikë, shkruan sot, gazeta Zeri.

Marrëveshja për Kodin Telefonik Shtetëror të Kosovës +383, e arritur në Bruksel ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ka gëzuar përfaqësuesit e të dyja qeverive, atë të Kosovës dhe të Serbisë. Të dyja qeveritë shprehen fituese në këtë rund bisedimesh, Kosova kodin ndërsa Serbia zyrtarizmin e saj brenda Kosovës.

Për ekspertët e ekonomisë Marrëveshja për Kodin Telefonik konsiderohet pozitive edhe pse ende mbetet e paqartë nëse me të vërtetë Kosova do të bëhet pjesë e ITU-së.

Ndërsa sipas opozitës kjo marrëveshje është dështimi i radhës i Qeverisë së Kosovës që rikthen Serbinë si triumfuese në Kosovë.

Nga ana tjetër, analistët politikë konsiderojnë se për çështje të brendshme, duke përfshirë këtu edhe kodin telefonik, nuk do të duhej të bisedohej fare me Serbinë.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Ja shqiptari në listën e 28 politikanëve më të rëndësishëm në Europë

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, është zgjedhur nga portali i ...