Prishtinë/ Kodheli: Shqipëria do të ndihmojë Kosovën për proceset integruese

kodheliNga Prishtina Mimi Kodheli u shpreh se Shqipëria do të ndihmojë Kosovën në procesin e integrimit euroatlantik, si dhe në procedurat aplikuese për t’u bërë pjesë e Kartës së Adriatikut A-5,

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli u prit sot në një takim nga ministrin për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli.

Kodheli u shpreh se Shqipëria angazhohet konkretisht të ndihmojë Forcën e Sigurisë së Kosovës në procesin e transformimit në Forcë të Armatosur të Kosovës.

Gjithashtu Kodheli shtoi se pjesëtarët e FSK-së mund të trajnohen në Qendrën Trajnuese të Ekselencës së NATO-s që do të ngritet në Shqipëri.

Ndërkohë ministri Demolli informoi për arritjet dhe sukseset e FSK-së dhe për procesin e përgatitjes për transformim në FAK.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Seri arrestimesh në Prishtinë, një serb në arrati

Policia e Kosovës, sot në orët e hershme të mëngjesit ka realizuar ...