Kur vendoset për koalicionin me PS-në? Ja përgjigja e Ilir Metës

voton-metaKreu aktual i LSI-së, Ilir Meta, pas votimit sot në garën e hapur që prej mëngjesit për kreun e ri të partisë dhe delegatët për konventën ka deklaruar se më shumë se fituesi atij i intereson procesi.

Meta njoftoi se në datën 3-4 dhjetor LSI do të mbledhë Konventën Kombëtare. “Ky është një proces shumë pozitiv që do të çlirojë energji shumë më të mëdha brenda LSI-së, se është proces që konfirmon hapjen e saj dhe është angazhim për të çuar LSI-në në një stand më të ri përmes kësaj pjesëmarrjeje, vote, përmes kësaj atmosfere dhe konkurence apo dhe diversiteti me synim të përbashkët që të jetë në cilësinë e duhur për të pasur një vizion edhe më të plotë për të ardhmen e vendit”, tha Meta.

E vlerësoni garën të fortë?

Mendoj se gara është ajo që kemi parë e do shohim deri në fund, të gjithë kanë qenë të ftuar për të konkurruar, shpresoj të jetë një moment i ri…

Mendoni se do ketë ndonjë surprizë?

Për mua më e rëndësishme është mbarëvajtja e procesit dhe shkalla e pjesëmarrjes dhe për këtë edhe komisioni ka dërguar vëzhgues nga qendra, për të shmangur fiktivitet, por edhe për të kuptuar hskallën e motivimit

Do kërkojë kryetari i ri postin e kryeministrit pas zgjedhjeve?

Përgjigjen do ta jepte më mirë kandidati Spahiu, për mua më e rëndësishme është sot që LSI të tregojë shkallë të lartë motivimi. Rritja e anëtarësisë do të thotë fuqizim i LSI, sa më e fortë të jetë ajo aq më e qetë, sigurt është Shqipëria, fuqishëm është dialogu politik në vend dhe e ardhmja evropiane e vendit.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

“Rama liroi Lul Berishën nga burgu”, PD akuzon kryeministrin për “të fortin” e Durrësit

Partia Demokratike bën përgjegjës kryeministrin Edi Rama për lirimin nga burgu të ...