Kloop mbron Rooney-n: Të gjithë legjendat pinin dhe tymosnin pa pushim

rooney14Jurgen Klopp ka mbrojtur jetën e natës së Wayne Rooney dhe ka përshkruar gjeneratën aktuale të futbollistëve si më profesionistët në historinë e futbollit.

“Të gjithë legjendat që ne duam dhe admirojmë pinin si të çmendur dhe tymosnin duhan pa pushim,” shprehet trajneri i Liverpool. Klopp ofroi mbështetje dhe simpati për kapitenin e Manchester United pasi u detyrua të kërkonte falje publike drejt Federatës Angleze pasi u fotografua i pirë në një dasmë në netët e para të së dielës.

FA i kishte rikujtuar Rooney-t përgjegjësitë si kapiteni i përfaqësueses. Por Klopp beson se reagimet janë të tepërta dhe është e paarsyeshme që futbollistëve t’i kërkohet një jetë aq strikte. “Çfarë të them, më vjen keq për lojtarin. E di që ne futbollistët bëjmë një jetë të mirë duke fituar shuma të mëdha parash dhe bëjmë punën që duam, por në fund të fundit edhe ne jemi njerëz. Ndonjëherë na ftojnë në dasma, ditëlindje apo ku di unë dhe akoma mund të jemi profesionalë. Kjo është gjenerata më profesioniste e futbollit jo vetëm në Angli. Të gjithë djemtë që ne kemi admiruar kanë pirë pa fund dhe kanë tymosur si të çmendur dhe luanin akoma futboll. Askush nuk e bën më këtë gjë. Krishtlindjet e fundit mu desh t’i mbushja gotën të gjithëve, pasi askush nuk donte të pinte. Por mos u gaboni, Rooney nuk është i vetmi që pi gjatë ditëve të pushimit.”

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

city-manchester

Dënon tre futbollistë të Manchester Cityt

Trajnerit Pep Guardiola do ti mungojnë tre futbollistë për ndeshjet e ardhshme. ...