Klodian Duro akuzon rëndë bardheblutë: ‘’Tirana më ka borxhe, të dënohet’’

klodian-duroKlodian Duro akuzon Tiranën. Ai shprehet ashpër kundrejtë skuadrës bardhe blu duke thënë se ajo duhet të dënohet ashtu si dhe Flamurtari. Sipas tij, edhe Tirana duhet të dënohet për një borxh që bardheblutë i kanë atij pas një vendimi të dhënë nga Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve para katër vitesh.

“Më vjen keq që një ekip si Flamurtari të ndodhet në këtë gjendje. Është i vetmi klub që po e pëson, por nuk është i vetmi që ka probleme borxhesh. Edhe Tirana, një klub i madh, ka të njëjtin problem. Nuk e di nëse Komisioni i Disiplinës në FSHF është marrë apo po merret me këtë fakt.

Është vetëm një gjyq imi, i fituar në DHZK ndaj Tiranës, që qëndron prej katër vitesh në sirtarët e tyre dhe nuk ekzekutohet vendimi. Pra, nuk është vetëm Flamurtari që duhet të dënohet me heqje pikësh apo me rënie një kategori më poshtë. Kaq mund të them për momentin”, deklaroi ish-mesfushori bardheblu në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”-in.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Nisin diskutimet për Ligën e përbashkët Kosovë-Shqipëri

Idenë e shfaqur së fundi nga presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, ...