KLD e rrëzon sërish, Ina Rama mbetet jashtë sistemit të drejtësisë

Politikë

ina-ramaIsh-Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, mbetet jashtë sistemit të drejtësisë.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë (KLD) refuzoi të zbatojë vendimin e Gjykatës për emërimin e Ina Ramës, në detyrën e anëtares së Gjykatës së Apelit Tiranë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vendimi i Gjykatës e urdhëron Këshillin ta emërojë Ina Ramën si anëtare të Gjykatës së Apelit Tiranë, detyrë që ushtronte përpara se të merrte postin e prokurores së Përgjithshme.

Pavarësisht, se në duar ka këtë vendim detyrues, KLD – institucioni që konsiderohet si qeveria e gjyqësorit, refuzon ta zbatojë.

Në mbledhjen e datës 4 nëntor, KLD votoi për plotësimin e disa vendeve vakante në Apelin e Tiranës, duke lënë jashtë znj.Rama, në kundërshtim të hapur me vendimin gjyqësor.

Emri i Ina Ramës është futur në votim, por ka marrë vetëm dy vota, nga 14 anëtarë që ka KLD.

Për emërimin e Ina Ramës, mësohet se kanë votuar vetëm dy anëtarët Neritan Cena e Brunilda Kadi.

Ndërkohë anëtarët Gerd Hoxha e Eneida Civici nuk kanë marrë pjesë në votim. Në mbledhje kanë munguar anëtarët, Albana Shtylla, Sokol Çomo, Artan Broci e Vangjel Kosta.

Ligji ndalon presidentin të votojë për shkak se ai shprehet me dekret, ndërsa anëtarët e tjerë, kanë votuar kundër Ina Ramës.

ME TE LEXUARAT