KLD e rrëzon sërish, Ina Rama mbetet jashtë sistemit të drejtësisë

ina-ramaIsh-Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, mbetet jashtë sistemit të drejtësisë.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë (KLD) refuzoi të zbatojë vendimin e Gjykatës për emërimin e Ina Ramës, në detyrën e anëtares së Gjykatës së Apelit Tiranë.

Vendimi i Gjykatës e urdhëron Këshillin ta emërojë Ina Ramën si anëtare të Gjykatës së Apelit Tiranë, detyrë që ushtronte përpara se të merrte postin e prokurores së Përgjithshme.

Pavarësisht, se në duar ka këtë vendim detyrues, KLD – institucioni që konsiderohet si qeveria e gjyqësorit, refuzon ta zbatojë.

Në mbledhjen e datës 4 nëntor, KLD votoi për plotësimin e disa vendeve vakante në Apelin e Tiranës, duke lënë jashtë znj.Rama, në kundërshtim të hapur me vendimin gjyqësor.

Emri i Ina Ramës është futur në votim, por ka marrë vetëm dy vota, nga 14 anëtarë që ka KLD.

Për emërimin e Ina Ramës, mësohet se kanë votuar vetëm dy anëtarët Neritan Cena e Brunilda Kadi.

Ndërkohë anëtarët Gerd Hoxha e Eneida Civici nuk kanë marrë pjesë në votim. Në mbledhje kanë munguar anëtarët, Albana Shtylla, Sokol Çomo, Artan Broci e Vangjel Kosta.

Ligji ndalon presidentin të votojë për shkak se ai shprehet me dekret, ndërsa anëtarët e tjerë, kanë votuar kundër Ina Ramës.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

5 comments

  1. o bushter , prap ti ne qender te vemendjes , ti duhet te kalbesh ne burg per komplot ndasj shtetit per tadheti , je thjesht nje buqe , puciste

  2. Se ka shume injorante si ti “sportisti” dhe pake te zgjuar dhe te edukuar si Ina Rama prandaj Shqiperia nuk bene para.

    • o zoteri, “sportisti” mall edhe kaq, ai edhe gjuhen e nenes nuk eshte ne gjendje ta shkruaj tamam. Lere lumemadhin ti beje “fresk” politikaneve qe kane rene nga fiku.

    • Ka shum shpirt kalbur si ju dhe kjo andaj jemi ne kete gjendje

      • po ajo ka vite qe nuk po punon ne ate sektor, jane lakejte e saliut qe e drejtojne. Keshtu gjendja e mjere sikur nuk i bie te jete krijuar prej saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

“Rama liroi Lul Berishën nga burgu”, PD akuzon kryeministrin për “të fortin” e Durrësit

Partia Demokratike bën përgjegjës kryeministrin Edi Rama për lirimin nga burgu të ...