Kinë, 74 të vdekur nga shembja në centralin e energjisë

Kliko per me shume info

kineeeMediat shtetërore të Kinës raportojnë se numri i të vrarëve nga shkatërrimi i një platforme gjatë punëve ndërtimore në një central të energjisë në provincën lindore, Jiangxi, ka arritur në 74 vetë.

Agjencia shtetërore e lajmeve, Xinhua, ka raportuar sot se 68 prej 74 personave të vrarë në këtë incident të rëndë, janë identifikuar dhe se viktimat ishin të moshës ndërmjet 23 dhe 53 vjeç.

Kliko per me shume info

Raportohet se incidentet vdekjeprurëse industriale në Kinë janë pothuajse të zakonshme dhe shtetasit janë të zemëruar për shkak të mosrespektimit të standardeve të sigurisë.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here