U kthye në kopjen e Kim Kardashian, sot ajo pendohet… (Foto)

Soft

UntitledClaire Leeson shpenzoi 20 mijë euro që të dukej si Kim Kardashian, por është penduar shumë për vendimin që kishte marrë kur ishte 18 vjeçare.

27-vjeçarja është e lodhur nga fakti që po krahasohet vazhdimisht me yllin amerikan, edhe pse në fillim i kishte pëlqyer kjo ide.

Dikur ëndërronte që të dukej si ajo.

Ajo kishte filluar t’i bënte flokët si Kim në vitin 2007, kur kishte filluar transmetimi i “Keeping Up Ëith The Kardashians”, pas shoqet e saja i thoshin se i ngjante asaj, transmeton Telegrafi. Asokohe, si 18-vjeçare, Claire kishte bërë intervenim kirurgjik në gjoks.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Claire Leeson shpenzoi 18 mijë funte që të dukej si Kim Kardashian.

“Jam e lodhur më që njerëzit më krahasojnë me Kim Kardashian. Unë jam person më vete. Gjithmonë kam pasur ngjashmëri me Kim dhe mendova se mund ta konkretizoja duke kopjuar dukjen e saj, por është një dështim dhe tash e urrej faktin që dukem si ajo”.

“Kjo po ma shkatërron jetën, po dukem qesharake. Njerëzit nuk e kuptojnë se nuk është kompliment për mua që më krahasojnë me Kimin, por kjo më hidhëron”.

Ëndrra iu shndërrua në mallkim.

“Ndihem si idiote dhe pendohem që kam thënë se dua të bëhem si ajo. Unë jam person më vete dhe do të doja që të mos e kisha ndërmarrë këtë veprim asokohe”, ka deklaruar Claire. /Telegrafi/

ME TE LEXUARAT