Kerry dhe Obama urojnë shqiptarët për Ditën e Pavarësisë

17
Kliko per me shume info

kerrySekretari amerikan i Shtetit John Kerry shpreh urimet me rastin e 28 nëntorit, 104-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Në mesazhin dërguar në emër të Presidentit Obama dhe popullit amerikan, zoti Kerry shkruan se Shqipëria është një forcë në rritje për sigurinë rajonale dhe globale.

Kliko per me shume info

Shtetet e Bashkuara, thuhet në mesazh, çmojnë thellë ndihmesën e Shqipërisë për Koalicionin Global në Luftën Kundër ISIS-it, për Operacionin Mbështetja e Vendosur dhe për KFOR-in.

“Ne, – shkruan zoti Kerry, – vlerësojmë gjithashtu angazhimin tuaj të fortë për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe nxitjen e paqes në të gjithë Ballkanin Perëndimor.”

Në vitet në vijim, thuhet në mesazh, Shtetet e Bashkuara presin vazhdimin e bashkëpunimit, sidomos në mbështetje të progresit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here