Kërkuan ndihmë në ujërat italiane, arrestohet njëri nga shqiptarët

4
Kliko per me shume info

untitledNjë lajm vjen nga ngjarja e ditëve më parë në ujërat italiane. MËsohet se thirrja për ndihmë pas avarisë që pësoi skafi në të cilin udhëtonin dy shqiptarë në ujërat italiane, i ka kushtuar lirinë njërit prej tyre pasi rezultonte në kërkim. Mediat e shkruara italiane shkrujnë se roja bregdetare italiane në Gallipoli të Pulias ndërhyri për t’i dhënë ndihmë shqiptarëve, që ishin rreth 4 milje larg brigjeve të Otrantos.
Bëhet e ditur se anija CP 809 e rojes bregdetare të Otrantos dhe anija CP 327 e rojës bregdetare të Santa Maria di Leuca tërhoqën skafin deri në portin e Otrantos. Pas verifikimeve, policia vëretoi se për njërin nga shqiptarët ishte dhënë urdhër arresti me vendim gjykate, ndërsa pas operacionit të shpëtimit ai u arrestua, nën akuzën për disa vepra penale në Veri të Italisë.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here