Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në kufirin Morinë- Kukës 27-vjeçari nga Kosova

UntitledI shpallur në kërkim ndërkombëtar nën akuzën për veprën penale ‘dhunim personi’, Specialistët e Policisë Kufitarë Morinë- Kukës bën të mundur arrestimin e 27-vjeçarit nga Kosova. Mustafa Kodra, banues në fshatin Leshan të Kosovës u arrestua një ditë më parë nga policia kufitare në Morinë- Kukës.
Mësohet se arrestimi i shtetasit u bë pasi gjatë regjistrimit në hyrje të stacionit PKM Morinë-Kukës, rezultoj shtetas ‘’i shpallur në kërkim ndërkombëtar’’, i shpallur në kërkim nga Interpol Zagrebi, Kroaci, për veprën penale “Dhunim personi”.
Njoftimi:
“Më datë 12.11.2016, Specialistët e Policisë Kufitare Morinë-Kukës, bënë arrestimin provizor me qëllim ekstradimi të shtetasit Kosovar dhe konkretisht: Mustafa Kodra, 27 vjeç, banues në fshatin Leshan të Kosovës.

Arrestimi i shtetasit u bë pasi gjatë regjistrimit në hyrje të stacionit PKM Morinë-Kukës, rezultoj shtetas ‘’i shpallur në kërkim ndërkombëtar’’, i shpallur në kërkim nga Interpol Zagrebi, Kroaci, për veprën penale “Dhunim personi”. Materialet proceduriale i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.”

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

PAMJET/ I shtyp treni, dy shqiptarë vdesin tragjikisht në Itali

Dy emigrante shqiptarë kanë humbur jetën të enjten pasdite në një aksident ...