New York, Teksas e Virginia, kërcënime për “sulm terrorist” nga “al Qaeda”

polici-amerikaneAutoritetet e Nju Jorkut janë paralajmëruar për sulme të mundshme të organizatës terroriste “al-Qaeda” para ditës së zgjedhjeve. Menjëherë pas mbërritjes së paralajmërimit, autoritetet kanë vënë në gjendje gatishmërie forcat lokale të sigurisë.

Departamenti i Policisë së Nju Jorkut dhe autoriteti portual i Nju Xhersit thanë se niveli i lartë i patrullimeve vazhdon në shumë zona të ndjeshme, por ata nuk pranuan që të japin detaje për paralajmërimin e marrë.

Mediat amerikane shkruajnë se policia e Nju Jorkut nuk kishte specifikime për kërcënimin dhe se situata po vlerësohet me kujdes.

Agjencia e lajmeve “Reuters”, bazuar në burimet e saj brenda qeverisë amerikane bën me dije se, Shtetet e Bashkuara kishin të dhëna për një sulm të mundshëm të “al Qaeda”-s ditën e hënë dhe për këtë lajmëroi forcat lokale, zonat e të cilave prekeshin nga informacioni i grumbulluar.

Veç Nju Jorkut, mësohet se paralajmërime i janë dërguar forcave lokale në Teksas dhe Virxhinia. FBI nuk iu përgjigj pyetjeve të medieve për këtë çështje, por siguroi se agjencitë e antiterrorit dhe sigurisë së brendshme janë vigjilente për të mbrojtur vendin në çdo situatë.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

“Jetët tona janë në rrezik”, çfarë po paralajmëron Hillary Clinton

Ish Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton i ka quajtur “lajmet e ...