Kërcënimi rus, ish-kreu i NATO-s: Investoni në mbrojtje

nato-mobilizimAnders Fogh Rasmussen ish-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka paralajmëruar se kërcënimi i Donald Trump për t’i larguar forcat amerikane, mund të bëjë që Putin të futet në Evropë.
Nisur nga kjo, duke iu drejtuar veneve europiane ai thotë se duhet të shpenzojnë më shumë për mbrojtjen. Sipas Rasmussen, nëse Amerika tërhiqet, atëherë është e pashmangshme që Putini të mos përpiqet t’i afrohet Evropës Lindore.

Sakaq, ai u bëri thirrje liderëve të BE-së që t’i përmbushin zotimet e tyre për të shpenzuar 2% të GDP-së në mbrojtje. “Evropianët duhet të paguajnë më shumë për mbrojtjen. Nga 28 aleatë, kemi vetëm pesë të tillë që e përmbushin kriterin e 2 përqindëshit për momentin, përfshirë dhe SHBA-të.

Nëse SHBA-të largohet nga Evropa, atëherë padyshim që Rusia do të avancojë dhe të ushtrojë një sjellje më kategorike në Lindje, e kjo do ta dobësonte sigurinë evropiane”, tha ia për “BBC”.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

“Jetët tona janë në rrezik”, çfarë po paralajmëron Hillary Clinton

Ish Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton i ka quajtur “lajmet e ...