Këngëtarja flet për dashurinë dhe muzikën, ja fjalët prekëse të saj

samanta-karavelloNjë prej këngëtareve që gjithmonë e më shumë po shijon sukseset në muzikë, Samanta Karavella, kohët e fundit është vënë shpesh në qendër të vëmendjes për shkak të bashkëpunimeve me meshkujt.

Sa herë ajo ka një këngë me një reper të ri, përflitet se mes tyre mund të ketë diçka më shumë se aq. Kështu ndodhi me këngën “Na e dina”, hitin e saj të verës, në bashkëpunim me Gent Fatalin, i cili u përmend gjatë për një lidhje të mundshme me Samantën. E ftuar në Prive për të rejat e fundit nga muzika, këngëtarja nuk e la pa përmendur edhe këtë pjesë:
Kur u përmend edhe herën e fundit bashkëpunimi me Gentin, më shqetësoi, sepse gjithmonë bëhem si tip epiqendre. Sa herë kam bashkëpunime me meshkuj, unë përmendem. Kur një artist performon në skenë është jashtë komplekseve dhe bën atë që duhet të bëjë një artist, përshtatet me këngën, në sensin që edhe mund të afrohem pak, por kjo nuk do të thotë gjë që duhet të jem detyrimisht në një lidhje. Është abuzuar shumë me këtë pjesë, në fakt, por tashmë edhe jam mësuar.
Por thashethemet mediatike nuk e kanë penguar aspak që të vijojë bashkëpunimet me meshkujt dhe sukseset. Samata tregon se ka projekte të tjera me meshkujt, kështu që gjithçka flitet lart e poshtë, atë nuk e shqetësojnë më tashmë: “Unë do bëj bashkëpunime prapë me meshkujt, uroj që të mos përmenden reperat kosovarë…”
Por është e bindur se njeriu që do të jetë në krah të saj nuk do të jetë artist:
“Në jetën time nuk do të ketë një bashkëshort artist. Kjo është e sigurt…”
Por akoma është në satusin ‘single’, sepse dëshiron që kjo pjesë të vijë natyrshëm: “Vazhdoj këtë lidhjen me muzikën, e di që është bërë klishe, po unë dua që kjo gjë në jetën time të vijë natyrshëm. Nuk jam në kërkim… /gazetaekspres/

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

beskallaku

Bes Kallaku tallet keq me “vuajtjet” e Ermal Mamaqit

Ermal Mamaqi ka qenë mbrëmë në “Zonë e Lirë” ku ka deklaruar ...