KE, Ahmetaj: Arsyet e rritjes së akcizës së gazit, ja kush preket

ahmetaj16Në Komisionin e Ekonomisë ditën e shkuar, foli Ministri Ahmetaj duke thënë se në paketën fiskale të vitit të ardhshëm bëhet korrektimi i akcizës së gazit të lëngshëm 13 lekë/litër vetëm për automjetet, ndërsa gazi që përdoret nga qytetarët do të vazhdojë të mbetet i pataksuar. Po ashtu, ai tregoi se efekti në të ardhurat e buxhetit llogaritet 0,6 miliardë leke.

Gjithashtu, ministr shpjegoi edhe arsyet e aplikimit të taksës. “Qeveria ka paraqitur dhe një paketë fiskale që është më shumë disiplinuese dhe thjeshtëzuese, sesa e orientuar nga rritja e të ardhurave. Paketa fiskale shoqërohet me korrektimin e gazit të lëngshëm për automjetet me 13 lekë për litër. Vetëm për automjetet që përbëjnë 3 për qind të përdorimit të gazit. Pra jo për qytetarët, jo për përdoruesit shtëpiakë, vetëm për makinat. Efekti është rreth 0,6 miliardë lekë”, u shpreh ministri i Financave.

DEBATI
Deputeti i maxhorancës, Shkëlqim Cani, kërkoi arsyet e vendosjes së taksës dhe masat që do t% merren për të ruajtur raportin e përdorimit të gazit dhe aplikimin e taksës referuar vendeve të tjera. Ministri i Financave tha se nuk do të ketë ndryshim të akcizës së gazit që përdorin qytetarët, ndërsa pohoi se akciza do të rrisë sigurinë për qytetarët.

“Ne kemi vendosur që gazin e lëngshëm për popullatën ta mbajmë pa akcizë, ndërsa për makinat unë e konsideroj korrektim akcizën në gazin e lëngshëm. Në këndvështrimin e Ministrisë së Energjisë sot, 3 për qind e automjeteve përdorin gazin e lëngshëm. Nga ana fiskale, disiplinimi i kësaj pjese na shkon për shtat. Në të njëjtën kohë, Ministria e Energjisë mendon se kjo masë i shkon për shtat edhe nëaspektin e sigurisë të furnizimit të qytetarëve me gaz të lëngshëm në pika të certifikuara dhe jo në benzinate dosido ku mund të ketë mungesë sigurie të furnizimit”, pohoi ministri.
Ai tha se taksa mbi gazin e lëngshëm aplikohet në shumë vende të BE­-së. “Sot çmimi i gazit të lëngshëm është 60 lekë/litër dhe sipas direktivës, gazi i lëngshëm akcizohet, është mall akcize në shumë e shumë vende. Kjo është racionalja që kemi përdorur. Shumica e vendeve të BE­së përdorin akcizë për gazin. Direktiva e rekomandon këtë gjë, por ne kemi gjykuar që të vazhdojmë që gazin e lëngshëm
për qytetarët mos ta taksojmë dhe për këtë jemi të vendosur”, u shpreh ministri.

Gjatë bisedës, ministri u pyet nga nga deputeti i maxhorancës, Adrea Marto, për kontrollin që gazi për makinat mos të shitet në pikat ku furnizohen qytetarët, ministri Ahmetaj tha se administrata tatimore dhe doganore do të
bëjnë verifikime në terren.

“U përket qoftë Tatimeve dhe Doganave, por kryesisht Doganave, që është institucioni përgjegjës për akcizën, që të hartojë procedurat e duhura dhe të bëjë kontrollet në terren”, u shpreh Ahmetaj. Opozita e kundërshtoi vendosjen e akcizës së gazit, ndërsa e cilësoi të pamundur ndarjen e aplikimit të taksës.

“E vetmja gjë që ishte lënë për qytetarët të konsumonin një gjë me çmim të lirë, vini këtu dhe vini akcizë, duke thënë se do ta ndajmë përdorimin e gazit nga qytetarët. Është e pamundur të ndahet”, ushpreh deputeti Bode

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

oshee-2016

OSHEE: Ja shkaku u ndërprerjes së dritave në ndeshjen Partizani-Tirana

OSHEE me anë të njuë deklarate, ka sqaruar se ndërprerja e energjisë ...