FSHF: Kartoni për Gjimshitin, i ekzagjeruar, ndëshkimi i Berishës, i cuditshëm

Sport

ansi-agolliNe materialin zyrtar informues per publikun, ne ate qe mund te quhet edhe nje kronike e ndeshjes ne versionin zyrtar te FSHF, thuhet se kartoni i kuq i gjyqtarit ndaj Gjimshitit, mbase ishte i ekzagjeruar. FSHF e cileson te cuditshem kartonin e dyte te kuq te dhene per portierin Etrit Berisha.

ja cfare shkruan FSHF:

Kombëtarja shqiptare është mundur me rezultatin 0-3 nga Izraeli në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit "Rusi 2018" të luajtur sot në stadiumin "Elbasan Arena".

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndeshja do të merrte për ters qysh në minutën e 17-të kur Gjimshiti ndërhyn ndaj Zahavit në zonë, me gjyqtarin që akordon 11-metërsh dhe njëkohësisht ndëshkon me karton të kuq mbrojtësin shqiptar.

Një vendim mbase i ekzagjeruar që shoqërohet nga protestat e kuqezinjve, por gjyqtari Denis Aytekin nuk lëkundet nga vendimi i tij dhe Gjimshiti detyrohet të lërë fushën.

është pikërisht Zahavi që ekzekuton saktë goditjen nga pika e bardhë, duke shënuar golin e avantazhi, pavarësisht se Berisha kupton krahun. Në minutën e 33-të, vjen krosimi i Memushajt për Roshin, i cili godet me kokë, por topi ndalet në duart e portierit Goresh. Sakaq, Shqipëria rrezikon edhe në minutën e 38-të kur Berisha fiton duelin kokë për kokë me Dasan.

Vetëm 10 minuta pasi kishte nisur pjesa e dytë, vjen një tjetër moment vendimtar dhe i shoqëruar me polemika. është minuta e 55-të kur Kukeli duelon me Zahavin,i cili pretendon për 11-metërsh. Gjyqtari lejon avantazhin e lojës me kuqezinjtë që hidhen në zonën e Izraelit, por ndërkohë Aytekin e ndal gjithçka.

Ndërkohë që loja vazhdonte portieri Berisha dhe Zahavi ishin përfshirë në një debat, që është sinjalizuar nga asistentët te kryesori. Ky i fundit në mënyrë të çuditshme ndëshkon menjëherë me karton të kuq portierin shqiptar dhe akordon një tjetër 11-metërsh për Izraelin. Trajneri De Biasi hedh menjëherë në fushë Hoxhën në vend të Llullakut. nga pika e bardhë godet sërish Zahavi, por Hoxha bën mrekullinë duke pritur dhe duke shmangur golin e dytë.

Në inferioritet numerik Kombëtarja e mbetur me 9 lojtarë përpiqet të gjejë barazimin, duke treguar kurajo dhe forcë. Por duket se këtë të shtunë fati nuk ka qenë me djemtë tanë, të cilët pësojnë një tjetër goditje të rëndë në minutën e 66-të. Pas një krosi të izraelitëve, Hoxha në dalje grushton topin, që përplaset aksidentalisht këmbët e Ainbinder dhe më pas përfundon në portë. Të gjithë mbeten të shtangur ndërsa Izraeli kryeson 2-0.

Kuqezinjtë përpiqen sërish të reagojnë, ndërsa Balaj ka një rast të mirë në minutën e 69-të, por topi përfundon jashtë. De Biasi nuk është dakord me rezultatin dhe hedh në fushë Çanin dhe Manajn, duke nxjerrë jashtë Hysajn dhe Xhakan.

Por në minutën e 84-t do të vinte edhe godija përfundimtare, kur pas një kundërsulmi të izraelitëve Atar i vetëm me portierin Hoxha arrin të shënojë. Në fakt, lojtari izraelit niset nga një pozicioni shumë i dyshimtë jashtë loje para se të shënojë, por për gjyqtarin ka qenë në pozicion të rregullt. Përfundon 0-3 me Shqipërinë që tashmë zbret në vendin e katërt të renditjes në kuotën e 6 pikëve, 3 më pak se Izraeli i vedit të tretë.

Shqipëri – Izrael 0-3

Shënues: Zahavi 18′ (pen), Ainbinder 66′, Atar 84′

Shqipëria: Berisha, Hysaj (Cani 78′), Gjimshiti, Mavraj, Agolli, Kukeli, Xhaka (Manaj 82′), Memushaj, Llullaku (Hoxha 56′), Roshi, Balaj.

Trajner: Gianni De Biasi

Izraeli: Goresh; Tzedek, Tibi, Dasa, Gershon; Ainbinder (Hemed 70′), Naço, Kohen; Sahar (Buzaglo 64′), Zahavi, Ben Haim (Atar 75′).

Trajner: Elisha Levy

Kartona të verdhë: Llullaku 31′, Xhaka 49′ / Goresh 40′, Sahar 61, Buzaglo 82′

Kartonë të kuq: Gjimshiti 17′, Berisha 56′

ME TE LEXUARAT