Lazio në gjysmëfinale, eleminon Milanin, Cana del me të kuq

Sport

cana-napoliLazio e ka mposhtur Milanin në “San Siro”, me rezultat 0-1, dhe në këtë mënyrë është kualifikuar në gjysmëfinale te “Coppa Italia”.

Një gol i shënuar nga Lucas Biglia në minutën e 38-të nga penalltia, ishte vendimtar për kualifikimin e Lazios.

Kapiteni i kombëtares shqiptare Lorik Cana është ndëshkuar me karton të kuq. Ai mori dy kartonë të verdhë për pesë minuta në takimin kundër Milanit, duke e lënë me një lojtar më pak në fushë skuadrën e tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Cana ka lënë me një lojtar më pak në fushë skuadrën e tij që në pjesën e parë, pasi është ndëshkuar gjatë lojës kundër Milanit.

Në minutën e 40’ fillimisht ai u ndëshkua me karton të verdhë, dhe pesë minuta më vonë, në minutën e 45’ mori kartonin e tij të dytë të verdhë për tu larguar nga fusha.

Lazio deri në këtë kohë ka udhëhequr me rezultat 1-0 falë golit të shënuar nga Biglia në minutën e 38’ të takimit.

ME TE LEXUARAT