Ja pse shqiptarët janë dy herë të humbur me karburantin që blejnë

Aktualitet

karburantiiiQytetarët shqiptare ankohen për cilësinë e dobët të karburantit dhe abuzimet që bëhen nga distributorët mbi sasinë reale të litrave që realisht marin drejtuesit e automjeteve. Ditët e fundit cmimi i karburantëve me pakicë në Shqipëri, ka shënuar rritje.

Ditët e fundit në vendin tonë është vërejtur një rritje e cmimit të karburantëve. Ndryshe nga sa ndodhë në vendet e tjera të botës ku cmimi ka shënuar ulje ose nuk ka ndryshuar.

Drejtuesit e automjeteve ankohen se paguajnë edhe më shumë se cmimi real që ofrohet nga distributoret, për shkak të cilesisë së dobët dhe ndonjëherë abuzimit mbi sasinë e litrave që marin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo situatë është krijuar edhe për shkak të mungesës së kontrolleve të karburantëve. Rreth 2 vjet më parë ministria e ekonomisë krijoi një task forcë, për të kontrolluar cilësinë e karburantëve, sasinë reale që u ofrohej qytetarëve dhe për të luftuar informalitetin.

Aktualisht kjo task force nuk po ushtron funksionin për të cilin u krijua. Kjo situate bën që qytetarët shqiptare të konsumojë karburant jo cilësor dhe shpesh ta paguajnë atë edhe me shtrenjtë se cmimi që u ofrohet nga distributoret.

Shqipëria renditet ndër vendet me cmimin e karburantitit më të shtrenjtë në botë. Qytetarët shqiptarë paguajnë një cmim të përafërt me vendet më të zhvilluara si Zvicra, Anglia, Litenshtejni, Danimarka, Monaco dhe Sanmarino.abc

ME TE LEXUARAT