Kapshticë, sekuestrohen 10 kg boce kanabisi, arrestohet transportuesi

Aktualitet

dogana-kapshticePolicia Kufitare godet një rast të sofistikuar të “Trafikut të lëndëve narkotike”. Sekuestrohen 34 shishe plastike të mbushura me lëndë narkotike Cannabis Sativa në formë boçe me peshë rreth 10 kg.

Arrestohet në flagrancë, poseduesi i droges.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Burimet zyrtare njoftuan diten e sotme se Shërbimet e Policisë Kufitare të Kapshticës, në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Narkotikët në DVP-Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Dorjan Braho, 38 vjeç, banues në Yzberisht –Tiranë.

Sipas policise, arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë (në dalje të Republikës së Shqipërisë) nga shërbimet e Policisë Kufitare duke përdorur kameren fibroskop në mjetin në pronësi të tij tip “Volkswagen” me targa AA 904 PB, në pjesën e serbatorit, u evidentuan dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale :

34 shishe plastike të mbushura me lendë të dyshuar si narkotike Cannabis Sattiva me peshë rreth 10 kg.

Shtetasi Dorjan Braho u arrestua në kushtet e flagrancës ndërsa materialet hetimore i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë, për veprën penale : “Trafikimi i narkotikëve, mbetur në tentativë” parashikuar nga nenet 283/a dhe 22 të Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT