Kapen 370 bime kanabisi ne Gjirokaster, shpallet ne kerkim pronari

Aktualitet

kanabis-punishteVijojnë operacionet nga Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër për evidentimin dhe goditjen e vendmagazinimeve të bimëve narkotike.

Një tjetër operacion është zhvilluar nga Komisariati i Policisë Gjirokastër.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Evidentohet një kapanon që shërbente për tharje të bimëve narkotike.

Asgjesohen 370 bimë në proces tharje brenda kapanonit.

Shpallet në kërkim një shtetas.

Operacioni u zhvillua në territorin e fshatit Këllëz, Lunxhëri, në një zonë të pyllëzuar, ku u evidentua një kapanon i improvizuar brenda të cilit u gjetën në proces tharje 370 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa.

Bimët u asgjesuan në vend me anë të djegies.

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative policia e Gjirokastrës ka shpallur në kërkim shtetasin D.G , banor i zonës, ku vijon puna për kapjen e tij.

ME TE LEXUARAT