Kap nusen e vëllait poshtë një burri tjetër në Dajt, tradhtarja “i nxjerr sytë” kunatës

kap-gruanNjë ngjarje rastësore që konsiston në zbulimin e tradhtisë së nuses së vëllait ndaj vëllait i ka hapur shumë probleme një gruaje në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur gjatë muajit gusht, ku A.F. ka parë nusen e vëllait S.A teksa ka hipur në automjetin e një burri të panjohur.
Ajo tregoi në Gjykatë se kur kunata ishte kthyer, e kishte ndjekur bashkë me të shoqin e vet dhe e kishte gjetur barkas në sediljen e pasme të mjetit me një person që nuk e njihnin.

Pasi i ka pikasur, kunata, S.A. ka goditur paditësen dhe vetë bashkëshortin e saj.

Më pas, A.F. i është drejtuar gjykatës, pasi ka pretenduar se është kërcënuar edhe me SMS nga nusja e vëllait.

Pjesë nga vendimi i gjykatës

Gjatë shqyrtimit gjyqësor rezultoi se palët ndërgjyqëse, paditësja A. F. dhe e paditura S. A. janë kunata me njëra-tjetrën, pra paditësja është motra e bashkëshortit të të paditurës të cilat jetojnë në një banesë.

Me kërkesë padinë në gjykim pala paditëse parashtroi se:

Më datë 24.8.2016 kam parë kunatën time nusen e vëllait S. A. që po shkonte drejt Dajtit hipur në një makinë e shoqëruar me një person dhe është kthyer mbas disa orësh rreth orës 20.00 të mbrëmjes nga Dajti.

Pasi pash që makina kaloi dhe nuk qëndroi unë sëbashku me bashkëshortin e ndoqëm dhe i kapëm në makinë të dy, ku e paditura ishte shtrirë barkas në sediljen e pasme, dhe ndërkohë që ajo del nga makina qëllon me shpullë bashkëshortin tim dhe më qëllon edhe mua.

Në këtë moment unë së bashku me bashkëshortin largohem dhe në darkë e paditura dërgon mesazhe kërcënuese ndaj meje tek telefoni i mamasë dhe vëllait tim. Ne jetojmë në një godinë. Ajo gjithmonë na sjell shqetësime në banesë duke shkaktuar dhe dhunë në familje ndaj nënës dhe babait tim.

E gjithë kjo situatë i ka shkaktuar paditëses një gjendje ankthi dhe frike për sigurinë e saj personale dhe të nënës së saj dhe për këtë ka bërë denoncim në Rajonin e policisë.

Ndodhur në këto kushte, paditësja ka frikë se siguria shëndeti dhe mbarëvajtja e saj dhe e nënës së saj rrezikohen nga e paditura, prandaj kërkon që të lëshohet urdhëri i mbrojtjes nga gjykata për to./joq

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Tiranë/ E dhunoi vjehrri, dhëndri merret në mbrojtje nga policia

Një 69-vjeçar me incialet S.T. është denoncuar pasi dyshohet se ka ushtruar ...