Kaos total në rrugë, Anglia zbardhet nga dëbora, paralajmërohet mot i keq

bore-britaniBanorët e disa zonave në Britaninë e Madhe janë përballur sot me kaosin e rrugëve, si pasojë e stuhive të dimrit. Disa qyteza janë përfshirë nga dëbora gjatë natës.

Zyra Met dhe Agjencia e Mjedisit kanë paralajmëruar një numër të madh të përmbytjeve si dhe rrugë me akull. Ata u kërkojnë banorëve që të bëjnë kujdes pasi temperaturat gjatë natës do të bien në -6 gradë celsius, ku do të ketë ngrirje në disa fusha, duke përfshirë edhe Skocinë.

Dëbora e madhe ka rënë gjatë natës në të gjithë pjesët e Greater Manchester, Devon, Cornwall dhe perëndim Uells. Kjo vjen si pasojë e rënies së temperaturave në zero gradë, duke shkaktuar kërdi për trafikun në orë e para të mëngjesit. Gjithashtu rrugët janë me akull, ndërsa disa janë në gjendje balte.

Ndërkohë një tornado shkatërroi një fshat pushimi dje në Uells, duke prishur gjithçka përreth./Shekulli/

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Senatorët republikanë e sfidojnë Trump, verifikojnë ndërhyrjet e Rusisë

Disa prej senatorëve kryesor republikanë do të hetojnë dyshimet që thonë se ...