Rrëshen, kanosi policinë, i kërkuari qëllon me armë dhe arratiset

Aktualitet

policia-lezheNjë 25-vjecar ka qëlluar me armë në drejtim të forcave të rendit. Bëhet fjalë për shtetasin Armarildo Ndoj, 25-vjeç, banues në Rrëshen i cili është shpallur në kërkim nga policia pasi ishte dënuar me 8 vite burg për vrasje të mbetur në tentativë dhe zotërim të armëve luftarake pa leje.

Mësohet se policia e Mirditës ka lokalizuar vendndodhjen e tij gjatë natës së shkuar në vendin e quajtur Kodër-Rrëshen.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Noftimi:

“Në momentin e afrimit të punonjësve të policisë , shtetasi Amarildo Ndoj, ka kanosur me armë zjarri pistoletë punonjësit e policisë duke qëlluar në ajër si dhe ka arritur të largohet duke përfituar nga errësira dhe terreni malor. Në vendngjarje u gjet dhe sekuestrua një armë zjarri pistoletë e cila dyshohet se është përdorur nga autori si dhe një gëzhojë”

ME TE LEXUARAT